
Scott Bloomquis
SHBA- Scott Bloomquist, legjenda e garave me makina humbi jetën këtë të premte (16 gusht) në një aksidenti ajror.
Teksa po pilotonte një avion të vogël, Piper J3, ai u përplas me një hambar në fermën e tij në Tenesi.
Bloomquist ishte i vetmi person në bord. Lajmi u konfirmua nga vrapuesi i Misurit dhe miku i ngushtë i Bloomquist, Reid Millard. Sipas Millard, aksidenti ndodhi rreth orës 7:15 të mëngjesit pranë shtëpisë së Bloomquist. Scott ka fituar më shumë se 600 gara gjatë karrierës së tij 40-vjeçare./ ZËRI
Poll