Qytetërim

Ndarja e bujshme nga Roza, Stine: Nuk flasim fare, kemi qenë shok por nuk funksionoi

Stine u shpreh se me Rozën tashmë nuk kanë asnjëlloj kontakti, dhe nëse shihen në rrugë nuk përshëndeten

E.K
Ndarja e bujshme nga Roza, Stine: Nuk flasim fare, kemi qenë shok por nuk
Stine dhe Roza

TIRANË- Këngëtari Stine ishte i ftuar në një prej rubrikave të E Diell këtë të diel, ku nuk i shpëtoi pyetjes për marrëdhënien e tij me Roza Latin, pas ndarjes së tyre të bujshme.

Emri i tij është përmendur disa herë nga moderatorja gjatë rrugëtimit të saj në Big Brother VIP 3.

A e ke ndjekur Big Brother?

E kam ndjekur deri në një pikë, se pastaj nisi që të bëhej agresiv. Kanë qenë më të bukur dy edicionet e para.

Je dakord me fituesit?

Edhe po edhe jo. Nuk e kam ndjekur kaq shumë.

A do ishte futur në Big Brother?

Unë e kam privatësinë shumë të shenjtë, nuk kam se çfarë të jap aty

Të doli emri në Big Brother, një banore që ishte aty, Stine ka qenë në një lidhje publike. Behemi pak seriozë, nëse shiheni në rrugë a përshëndeteni?

Nuk flasim fare, kemi qenë shokë, por edhe në shoqëri nuk funksionojë, nuk flasim. Tani jam liru me fol se më para s’flisja në intervista. Kamerat në përgjithësi nuk më pëlqejnë, se nga 3 milionë njerëzit që e shohin vetëm 1 apo 2 ta kupton batutën.

Çfarë tha Roza në Big Brother për lidhjen me Stinen

Zemra ime, unë nuk dua çuna VIP-a, le të jemi ne gocat VIP-at e shtëpisë, ylli i shtëpisë jemi ne femrat. Dy yje në shtëpi, kush do kërkojë famë më shumë? Unë jam pak tradicionale në këtë pjesë. Nuk merrem me çuna ekrani. Jam marrë unë njëherë me një këngëtarë kur isha 17-vjeçe. Dashuria ishe e madhe por fama të jep shumë presion. E pashë si ishte lidhja me një të famshëm edhe unë nuk merrem me të famshëm. Kam qejf që burri të jetë me kostum, jo me streçe.

/ZËRI 

Poll

MOS HUMB