Qytetërim

VD- Nga mesazhi ‘i sikletshëm’ që i erdhi në telefon, te rrëzimi në mes të studios, goli i mundimshëm i Metës

Meta ka dashur të dhurojë spektakël, por ka përfunduar duke u rrëzuar në mes të studios

E.K
VD- Nga mesazhi ‘i sikletshëm’ që i erdhi në telefon,
Ilir meta rrezohet ne studio

TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta, ka qenë i ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin “Kampionët”, ku ka folur në lidhje me tifozerinë e tij për skuadrën e Celtic, por edhe kombëtaren skoceze. Meta tha se ai në fillimet e tij ka qenë tifoz me Holandën, por është mahnitur më pas nga mbështetja që ka nga njerëzir skuadra skozeze.

“Unë kam qenë tifoz i Holandës dhe nga treshja holandeze, u bëra me Milanin. Ishim në stadium, për t’i bërë qejfin djalin dhe me Petrit Vasilin, tifoz i Interit. Milani humbi dhe djali goditi dorën, sepse i r4a karriges. Nga aty, mendova që nuk është kjo skuadra që duhet të vuaj.

Me Celtics, u bëra prej tifozëve, por edhe për Rudi Vatën. Tifozët e Celtics i takova në Sarajevë, unë isha në Bosnjë si president. Ishin duke pirë dhe nuk e dija që kishin ndeshjen. I thashë që jam mik i Rudi Vatës dhe ika. Ditën tjetër, profili im u mbush plot nga tifozët dhe aty u bëra me këtë skuadër. Tifozët janë të jashtëzakonshëm.

Ngjashmëria mes LSI dhe Skocinë, është linja e besnikërisë. Me Skocinë, kemi shumë të përbashkëta”, deklaroi Meta. Ndërkohë që për Metën ka pasur dhe një moment të sikletshëm, pasi në celularin e tij ka ardhur një mesazh, që u pa dhe nga moderatorja Marina Vjollca. “Shih, shih”, tha kjo e fundit, ndërsa Meta nuk preferoi që ta ndante mesazhin.


Mbrëmja u mbyll me një gol të vuajtur nga ana e Metës, pasi për ta realizuar atë, iu desh fillimisht që të përballej me rrëzimin në skenë.


/ZËRI

Poll

MOS HUMB