
TIRANË- Këngëtarja Klea Huta është alarmuar gjatë një vizite që ka bërë sot në qendrën tregtare më të madhe në vend, TEG. Në një video që ajo ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale, Klea shprehet se kur është futur në TE, është ndjerë njësoj sikurtë ishte në një serë me domate pasi kanë bllokuar çdo lloj ajrimi të kondicionuar, duke e kthyer këtë qendër tregtare, në një vend të pamundur për të bërë blerje. Në fund, Klea i bën thirrje menaxherit të Përgjithshëm që të marrë masa, kryesisht për punonjësit që siç duket gjenden në kushte totalisht të papërshtatshme.
Fjala e Kleas:
Unë pas tre orësh në qendrën tregtare më të madhe në vend, nuk e di si jam shpërfytyruar sepse kam tre orë që nuk marr ajër dhe kulloj djersë. Sepse TEG ka bllokuar çdo ahër të kondicionuar dhe aty brenda është bërë si një serë që po piqen domatet. Unë kam një mirënjohje të thellë për të gjithë ta punonjës që vazhdojnë të punojnë në kushte të tilla. Sepse unë e kam çështje zgjdhjeje, por nuk e dija që ishte ajo gjendje derisa shkova. Më pas bëra gjithë atë rrugë dhe sigurisht që do të merrja gjërat që kisha nevojë. Por, kushtet janë...në këto temperatura që janë jashtë bëhen akoma më të larta në ambiente të mbyllura dhe sidomos në një ambient komplet xham siç është TEG. Unë i bëj thirrje menaxherit të përgjithshëm që të marrë masa sepse është realisht shumë!