
ITALI- Hetimet për grabitjen e vilës së Roberto Baggio-s në Itali janë duke përparuar me ritme të shpejta, ndërkohë që ende ka shumë pyetje për t’u përgigjur. Mbi të gjitha, pse armët e legjendës së futbollit italian u gjetën në dysheme, dhe pse dhoma e relikeve mbeti e paprekur.
Autoritetet kanë hapur hetim për grabitje të rëndë me armë, ku përfshihej e gjithë familja e Baggio-s, si dhe plagosje, për shkak se futbollisti u qëllua në kokë nga ana e autorëve që hynë në banesën e tij.
Alarmi u çaktivizua
Sipas autoriteteve italane, gjashtë grabitësit hynë në vilën e Baggio të enjten në mbrëmje, me fytyra të mbuluara dhe të armatosur. Si? Sistemi i alarmit ka qenë i çaktivizuar për shkak të një defekti, dhe mesiguri ata e kanë gjetur derën e hapur. Ata kanë ‘surprizuar’ në këtë mënyrë kampionin italian, dhe familjen e tij, të cilët ishin duke ndjekur pjesën e dytë të ndeshjes Itali-Spanjë.
Misteri më i madh lidhet me sendet që nuk janë vjedhur, përfshirë medaljet dhe armët e Roberto Baggio-s, i cili i mbante për gjueti. Pushkët, konkretisht, të ekspozuara në një raft u gjetën në tokë. Ato thjesht ranë duke ikur apo nuk ishin në shënjestër të grabitësve?
Hetuesit po hetojnë pa përjashtuar asnjë teori. Nga vjedhja me paramendim në grabitje “të rastësishme”: ka nga ata që pretendojnë, në fakt, se kriminelët nuk e dinin se ndodheshin në vilën e kampionit. Dyshimet ushqeheshin, mbi të gjitha, nga sendet e pakta që ata kanë marrë nga banesë: dy orë, disa bizhuteri dhe para të ndryshme që të pranishmit kishin në xhepat e tyre. /ZËRI