Qytetërim

E rëndë në Itali, grabitësit marrin peng familjen e Roberto Baggio-s, godasin me armë ish-fituesin e Topit të Artë

Grabitësi e ka goditur sulmuesin legjendar të Italisë me pjesën e pasme të armës në ballë, duke i shkaktuar një plagë të thellë, ndërsa më pas Baggio dhe anëtarët e tjerë të familjes janë mbajtur peng në një dhomë për 40 minuta.

E.K
E rëndë në Itali, grabitësit marrin peng familjen e Roberto
Roberto Baggio

ITALI- Ka qenë një natë ferri ajo e mbrëmjes së djeshme, për Roberto Baggio-n dhe familjen e tij. Ish-fituesi i Topit të Artë ka qenë viktimë e një grabitje të dhunshme mbrëmjen e djeshme, teksa ka qenë duke ndjekur ndeshjen mes Italisë dhe Spanjës, e vlefshme për fazën e grupeve të Euro 2024, që këtë vit është duke u zhvilluar në Gjermani.

Makthi për 57-vjeçarin filloi rreth orës 22:00 kur një bandë prej të paktën pesë personash, të gjithë të armatosur hynë në vilën e futbollistit në Altavilla Vicentina.

Sipas Corriere dello Spo grabitësit kanë hyrë në shtëpi dhe Baggio ka tentuar të përballet duke u përleshur fizikisht me njërin prej tyre. Pas një përleshjeje shumë të shkurtër, grabitësi e ka goditur sulmuesin legjendar të Italisë me pjesën e pasme të armës në ballë, duke i shkaktuar një plagë të thellë, ndërsa më pas Baggio dhe anëtarët e tjerë të familjes janë mbajtur peng në një dhomë për 40 minuta.

Gjatë kësaj kohe kriminelët kanë kthyer përmbys çdo dhomë, duke vjedhur orë, bizhuteri dhe para, por ende nuk është përcaktuar vlera e sendeve të vjedhura.

Kur futbollisti kuptoi se grabitësit ishin larguar, ka thyer derën dhe ka lajmëruar policinë. Karabinierët kanë ndërhynë me shpejtësi pasi kanë dëgjuar denoncimin e Baggios dhe familjes së tij, ndërsa prokuroria ka nisur një hetim duke sekuestruar të gjitha pamjet e vëzhgimit me video.

Baggio është dërguar në urgjencën e Arzignano, ku u trajtua nga mjekët dhe ka dalë prej andej me disa qepje në ballë. Për anëtarët e tjerë të familjes kishte vetëm gjendje frike dhe paniku, por askush nuk është lënduar. /ZËRI 

Poll

MOS HUMB