Qytetërim

Ndalohet gazetari Valon Syla, akuzohet se dhunoi të dashurën

Sipas të dhënave të bëra me dije nga Policia, bashkëjetuesja e Sulës, e identifikuar me inicialet E.N., ka deklaruar se është sulmuar fizikisht dhe ofenduar rëndë nga gazetari.

k.m.
Ndalohet gazetari Valon Syla, akuzohet se dhunoi të dashurën
Valon Syla

PRISHTINË- Analisti dhe gazetari nga Kosova, Valon Syla është vendosur në pranga mbrëmjen e djeshme, pasi akuzohet se ka kryer dhunë në familje dhe i ka shkaktuar "dëmtim të lehtë" trupor bashkëjetueses së tij. Sipas të dhënave të bëra me dije nga Policia, bashkëjetuesja e Sulës, e identifikuar me inicialet E.N., ka deklaruar se është sulmuar fizikisht dhe ofenduar rëndë nga gazetari. Madje pretendon se ka marrë ndihmë mjekësore për dëmtimet që i janë shkaktuar.

Ndalohet gazetari Valon Syla, akuzohet se dhunoi të dashurën

Por para se të ndodhte ngjarja, mbrëmjen e 27 qershorit çifti kishte postuar në rrjetet sociale duke u puthur dhe përqafuar me njëri-tjetrin në një event familjar. Por pak orë më pas, gjithçka mori një kthesë të papritur. Në banesën e tyre, në rrugën “Lidhja e Pejës” në kryeqytet, Sula pretendohet se ka dhunuar partneren e tij.

Dëshmitare e të gjithë skenës ka qenë motra 24-vjeçare e të dhunuarës, e cila ka dorëzuar video-incizime të momentit të incidentit, të cilat do të përdoren si provë në rastin penal. Edhe Valon Syla është marrë në pyetje për ngjarjen, e më pas është ndaluar për 48 orë në qendrën e mbajtjes, në pritje të procedimeve të mëtejshme ligjore. Ai po hetohet për veprat penale: “Lëndim i lehtë trupor” dhe “Dhuna në familje”, ndërkohë që më shumë detaje do të zbulojnë hetimet e Policisë së Kosovës./ZËRI

Poll

MOS HUMB