Qytetërim

Atletikë/ Kubanezja, Yipsi Moreno vendos rekord kombëtar për Shqipërinë, Burraj sërish në krye

Në të njëjtin kapionat edhe atleti shkodran Franko Burraj, i cili vendosi një tjetër rekord kombëtar në garën e 200 metrave, duke përfunduar me kohën 20.97 sekonda

F.I
Atletikë/ Kubanezja, Yipsi Moreno vendos rekord kombëtar për
Yipsi Moreno

SLLOVENI-Sportistja kubaneze, Yipsi Moreno ka realizuar një paraqitje të shkëlqyer në Kampionatin Europian Ekipor të Atletikës, Divizioni i Tretë, duke vendosur tre rekorde të reja kombëtare në disiplinën e hedhjes së çekiçit.

44-vjeçarja me origjinë kubaneze dhe e natyralizuar si shtetase shqiptare, arriti rezultatin më të mirë në garë me një hedhje prej 67.96 metrash, që i siguroi vendin e parë dhe konfirmoi potencialin e saj të lartë sportiv.

Në të njëjtin kapionat edhe atleti shkodran Franko Burraj, i cili vendosi një tjetër rekord kombëtar në garën e 200 metrave, duke përfunduar me kohën 20.97 sekonda. Ky është rekordi i dytë i Burrajt brenda këtij kampionati, pas arritjes së tij në garën e 400 metrave. 

Këto rezultate, përveç suksesit personal, i japin pikë në renditje edhe ekipit shqiptar./ZËRI

Poll

MOS HUMB