Qytetërim

Grabitet shtëpia e Brad Pitt

Aktori nuk ishte në shtëpi në kohën e vjedhjes, ndërsa sipas autoriteteve, hajdutët ia dolën që të iknin nga vila e tij me të gjitha sendet që kishin vjedhur.

k.m.
Grabitet shtëpia e Brad Pitt
Brad Pitt

SHBA- Shtëpia e Brad Pitt në lagjen Los Feliz të Los Angeles u plaçkit nga tre grabitës. Aktori nuk ishte në shtëpi në kohën e vjedhjes, ndërsa sipas autoriteteve, hajdutët ia dolën që të iknin nga vila e tij me të gjitha sendet që kishin vjedhur. Edhe pse ende nuk dihet se çfarë kanë marrë nga banesa e tij. Nga fotot e siguruara nga DailyMail.com, duken efektivët e Policisë që kontrollojnë të gjithë zonën për prova, disa orë pasi ngjarja u raportua. 

Grabitet shtëpia e Brad Pitt

Një burim i tha LA Times se kriminelët thyen një dritare para se të hynin në shtëpi. Ylli 61-vjeçar i Hollivudit nuk ishte në shtëpi në momentin kur ka ndodhur ngjarja, ndërkohë që nuk është e qartë nëse e dashura e tij Ines de Ramon ishte brenda shtëpisë.

Pitt ishte në Mbretërinë e Bashkuar javë për premierën e filmit të tij të ri F1 në Londër.

Grabitet shtëpia e Brad Pitt

Shtëpia, sipas BBC-së, ndodhet pak jashtë Griffith Park, ku ndodhet tabela e famshme e Hollivudit. Ylli i filmit është personazhi më i fundit i famshëm që është viktimë e një grabitje kohët e fundit. Incidentet e ngjashme i ka ngjarë edhe yjeve si Nicole Kidman dhe Keith Urban./ZËRI

Poll

MOS HUMB