TIRANË- Babai i ish-banorës së "Big Brother VIP 3", Sara Gjordeni është ndarë nga jeta. Lajmin e ka bërë me dije vetë ajo sot me disa postime në rrjetet sociale. Në postimin e saj, Sara bën me dije se i ati prej më shumë se 20 vitesh vuante nga një sëmundje e pashërueshme.
Por dedikimin e saj nuk e la pa një koment për të gjithë ata që e kritikuan edhe sot në një ditë të vështirë.
POSTIMI I PLOTË:
Dy fjalë për dashamirësit e mi përpara se të marr kohën time për t'u qetësuar: Artur Gjordeni vuante prej mëse 20 vitesh nga një sëmundje e pashërueshme e stomakut. Këtë mund ta konfirmojë lehtësisht çdo mjek i mundshëm i spitalit rajonal Berat pasi aty kurohej prej më shumë se dy dekadash rregullisht. Nëse nuk keni informacione mbi shkakun e tij të vdekjes, mos hidhni akuza absurde. Shkaku i tij i vdekjes ishte dëmtimi i parikuperueshëm i stomakut dhe mëlçisë. Të afërmit e tij e presnin këtë ditë prej muajsh... Vërtetë ai nuk bëri asnjë përpjekje 27 vjet të ishte pranë meje, por ndarja e tij nga jeta duhet respektuar si nga unë, ashtu edhe nga ju! Për ata që hedhin vrerë edhe në një ditë të tillë kaq delikate, kam vetëm 2 fjalë nga shpirti: Ju dalshin hakat e mia aty ku iu dhemb më shumë! Hallet e mia iu rafshin që nesër mbi kokë që vendosni të ma shtoni dhimbjen me akuza dhe ofendime! Zoti na sheh të gjithëve!/ZËRI