
Ilnisa Agolli
TIRANË-Një zarf i zi ka mbërritur pak çaste më parë në shtëpinë e Big Brother Vip 3. Zarfi i zi mban emrat e Meritonit dhe Ilnisës, dhe mesa duket një dënim për ta pas konfliktit që patën me Eglën.
“Meriton, Ilnisa, të betohem”,- thotë Juli, teksa banorët e tjerë shfaqin habi “i ka emrat mbrapa”, shtoi ai.
Ndërkohë në sfond dëgjohet Romeo duke kënduar.
'Sa i lumtur je vlla, pse je kaq i lumtur"-i drejtohet Meritoni Romeos.
'Gëzo Romeo, gëzo"-i drejtohet Ilnisa.
Vendimi lidhet me situatën me aktoren Egla Ceno, gjë që shkaktoi edhe në skualifikimin e saj nga gara, por një video e Big Brother tregon që aktorja është ende në shtëpi. Sonte në mbrëmje do të mësohet e vërteta.
View this post on Instagram
Poll