
TIRANË-Aktori Enver Petrovci është shfaqur i përlotur pas reagimeve të shumta në publik dhe në rrjete sociale, pas një deklarate lidhur me luftën në Kosovë. Aktori gjatë një interviste me një gazetare serbe, ka thënë se Sllobodan Millosheviç, presidenti serb i vitit 1989, përgjegjës për sulmet e Serbisë ndaj Kosovës, nuk i ka bërë keq Kosovës. Madje shtoi se e keqja e tij, nuk është as 2% sa i ka bërë Isa Mustafa dhe Hashim Thaçi.
“Këta tjerët i ka lindë koha i ka bërë lufta. Kta kurgjo nuk kishin qenë po mos të kishin qenë në kuftë. Shumica prej tyre. Kishin qenë do mususa do budigarda, kurgjo skishin qenë,”, ka qenë deklarata e aktorit Enver Petrovcit, e cila solli një 'lumë' kritikash.
“Për çdo gjë mund të flitet gabimisht, por vetëm se më prek aty ku jam i ndjeshëm. Dhe këta më kanë prekur aty ku jam i ndjeshëm. Me qëllim, kanë përfshirë ushtarë të UÇK-së, për të cilët kam respekt shumë të madh, dhe ish-ushtarët që kanë hyrë në politikë. Që kur hyjnë në politikë, duhet të jenë të gatshëm t’i kritikojë dikush. Duhet të jenë të gatshëm edhe të përgjigjen. Ushtarët që kanë shkuar, kanë luftuar, kanë kryer detyrimin e vet dhe më pas janë kthyer në punët e veta. Studentët e mi kanë qenë më së shumti në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Jam plakë, jam ligë. Tash edhe po më godasin, kur se kam përmend aty UÇK-në, hiç, hiç, hiç. Edhe besom, askush 99 për qind të këtyre, e kam parë përmes shikimeve, asnjëri prej këtyre 99 për qind se kanë parë origjinalin”, ka thënë Petrovci i ftuar në “Zona Zero” në TCh.
/ZËRI