Qytetërim

Rike Roçi kërcënon Meritonin: Do flasim jashtë! Me një këmbë madje...

Sot në mëngjes, teksa ndodheshin në oborr, Rikja e ka kërcënuar edhe njëherë Meritonin, duke i kujtuar se do të "flisnin" kur të dilnin jashtë shtëpisë së "Big Brother VIP 3".

k.m.
Rike Roçi kërcënon Meritonin: Do flasim jashtë! Me
Meriton Mjekiqi dhe Rike Roçi

TIRANË- Vazhdon përplasja mes modeles Rike Roçi dhe reperit e moderatorit, Meriton Mjekiqi. Sot në mëngjes, teksa ndodheshin në oborr, Rikja e ka kërcënuar edhe njëherë Meritonin, duke i kujtuar se do të "flisnin" kur të dilnin jashtë shtëpisë së "Big Brother VIP 3". Menjëherë Meritoni e ka pyetur nëse po e kërcënonte, por modelja nuk i është përgjigjur.

BISEDA NË OBORR:

Rike: Një ditë loja do të mbarojë dhe pastaj ne të dy do flasim

Meritoni: Çfarë do flasim? Po më kërcënon?

Rike: Ku po të kërcënoj oj njeri. Do flasim kur të dalim. Secili me nga një gotë vere të kuqe dhe do flasim.

Meritoni: Varet a kam kohë?

Rike: E si do e gjesh kohën, e si do e gjesh kohën. Me një këmbë do e gjesh kohën./ZËRI

Poll

MOS HUMB