
TIRANË- Këngëtarja Elsa Lila ka treguar detaje nga jeta e saj dhe vështirësitë që has në rritjen e të bijës, Evita. Teksa bisedonte me banorët e tjerë, ajo ka treguar se e ka të vështirë për shkak të shpenzimeve. Ndërsa e pyetur për lidhjen që ka me të atin e vajzës, ka zgjedhur që të mos japë shumë komente. Por shtoi se ai mundohet që të jetë prezent, megjithatë është shumë larg.
PJESË NGA BISEDA:
View this post on Instagram
Elsa Lila: Unë gatuaj, bëj pazarin, do paguash qeranë. Do i rritet këmba Evitës, do i blihet atletja, do i blihet xhupi. I duhen librat e shkollës. Çdo ditë ka ndonjë gjë të re. Janë kurset e flautit dhe gjimnastikës. Ja kështu ikin lekët zemra. Nuk e zura veten me gojë se nuk arrihet tek Elsa që të bëhet ndonjë gjë për mua.
Dionis Biba: Edhe baba jep ndonjë lek ma merr mendja?
Elsa Lila: Këto janë gjërat tona personale se nuk do e them në gjithë Shqipërinë unë sa lekë hedh baba. Baba është shumë i mirë dhe impenjohet por është 9 orë larg me avion. Sa të vijë leku 9 orë me avion larg.../ZËRI