Qytetërim

Monica Bellucci për plakjen: Është e kotë të dalësh kundër diçkaje që është më e fortë se unë

Ashtu si në intervistat e tjera që ka dhënë, aktorja këmbënguli se suksesi i saj nuk është për shkak të bukurisë.

k.m.
Monica Bellucci për plakjen: Është e kotë të
Monica Bellucci

ITALI- Monica Bellucci ka dhënë një intervistë për një revistë, duke iu referuar kalimit të kohës dhe rolit që ka luajtur pamja e saj në karrierë dhe plakjes. Më në detaje, ylli italian ka komentuar për "Elle Spain" faktin që ajo po plaket duke u shprehur se është e kotë të shkosh kundër diçkaje që është më e fortë se ajo. 

Më në detaje, Monica Bellucci u shpreh se: Unë jam si gjithë të tjerët, i them vetes se është e kotë të shkosh kundër diçkaje që është më e fortë se unë. Dhe nëse koha kalon, do të thotë se jemi me fat që jam ende këtu. Mosha biologjike ka pasoja, nuk i gëzojmë më avantazhet e rinisë. Ka një transformim natyral dhe vjen një moment që duhet ta pranoni. E rëndësishme është të vazhdoj të ndihem mirë dhe të bëj gjëra që më pëlqejnë dhe që më stimulojnë.

Ashtu si në intervistat e tjera që ka dhënë, aktorja këmbënguli se suksesi i saj nuk është për shkak të bukurisë.

"Jam 59 vjeçe dhe vazhdoj të punoj, ndaj nuk mendoj se bëhet fjalë vetëm për bukurinë. Kurioziteti fillestar zhvlerësohet nëse nuk ka asgjë tjetër pas,"-shtoi ajo.

Ndërsa për gjendjen e saj fizike, ajo shtoi: Nuk jam e fiksuar. Unë kam qenë gjithmonë një grua me forma, asnjëherë shumë e hollë, kjo është natyra ime. Dhe unë dua të plakem në paqe. Kur je 50 ose 60 vjeç, nuk ke të njëjtat nevoja si kur je 20./ZËRI

 

Poll

MOS HUMB