Qytetërim

Momente paniku, Duamena shtrihet pa ndjenja në fushën e blertë

Sulmuesi i Egnatias, Raphael Duamena ka rënë pa ndjenja në fushë në minutën e 25, teska luhej ndeshja Egnatia-Partizani.

D.XH
Momente paniku, Duamena shtrihet pa ndjenja në fushën e blertë
ndeshja

RROGOZHINË- Momente paniku në ndeshjen Egnatia –Partizani në Rrogozhinë.

Sulmuesi Raphael Duamena ka rënë në fushën e blertë pa ndjenja në minutën e 25 të ndeshjes.

Mjekët kanë ndërhyrë menjëherë dhe lojtari është dërguar me ambulancë në spital.

Fatkeqësisht futbollisti ka vdekjes. Në momentin që ndodhi incidenti i rëndë, sfida ishte barazim 1:1. Ndeshja më pas u ndërpre.

Njoftimi i policisë:

Rrogozhinë/Informacion paraprak

Në stadiumin "Arena Egnatia", ku po zhvillohej ndeshja e futbollit të ligës "Abisnet Superiore", midis ekipeve Egnatia dhe Partizani, në minutën ‘23-‘24, futbollisti i ekipit Egnatia, shtetasi R. D., 28 vjeç, kapiten i këtij ekipi, është ndjerë keq dhe ka rënë në tokë, pa ndjenja.

Menjëherë, janë futur në fushë, mjekët e ekipeve dhe autoambulanca, dhe futbollisti është transportuar në spitalin e Kavajës, por mjekët konfirmuan se 28-vjeçari kishte humbur jetën.

Është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe në drejtimin e Prokurorisë, po vijon puna për të sqaruar shkakun e humbjes së jetës së lojtarit, gjatë ndeshjes./Zëri.ai/

Poll

MOS HUMB