Qytetërim

Besi dhe Xhensila bëhen prindër për herë të dytë, emri i veçantë për djalin

Në jetë ka ardhur Amen Kallaku

E.K
Besi dhe Xhensila bëhen prindër për herë të dytë,
Besi, Xhensila dhe Ajka

TIRANË- Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj janë bërë prindër për herë të dytë. Lajmin e ka dhënë vetë aktori i humorit në një postim në rrjetet sociale, ku ka zbuluar dhe emrin e djalit të tyre, do të quhet Amen, si fundi i çdo lutje.

“Ashtu si mbyllet fundi i cdo lutjeje me Amen, ashtu u mbyllen dhe ditet e pritjes tende Amen!!! Ashtu qoftë, eshte kuptimi i fjales Amen, ne dakortesi me Zotin per ty, ashtu qofte! Per cdo Haleluja ka nje Amen, per ty Amen ka nje Haleluja!”, shkruan Besi në rrjetet e tij sociale.

Besi dhe Xhensila bëhen prindër për herë të dytë,
Postimi i aktorit, fotoja e pare e djalit

Këngëtarja Xhensila Myrtezaj vendosi që për shumë muaj ta mbante jashtë vëmendjes shtatzëninë e saj të dytë, e madje u përfol për një krizë mes çiftit. Por tashmë çdo thashethem është lënë pas krahëve, dhe familja e tyre është bërë më e madhe me Ajkën dhe Amen.

Poll

MOS HUMB