Qytetërim

Modelja e 'OnlyFans' kërcënon se do të postojë foto nudo të Princit Harry

Carrie Royalle pretendon se ajo u takua me Dukën e Sussex në vitin 2012, kur ai ishte një 27-vjeçar i pamartuar.

f.t
Modelja e 'OnlyFans' kërcënon se do të postojë
Carrie Royalle dhe Princ Harry

BRITANI E MADHE-Një ish-striptiste ka kërcënuar se do të postojë foto nudo të Princit Harry në faqen e saj 'OnlyFans'. Carrie Royalle ka pohuar se ka foto të zhveshura të Princit Harry të bëra në një festë në Las Vegas dhe po e kërcënon t’i publikojë ato. Royalle pretendon se ajo u takua me Dukën e Sussex në vitin 2012, kur ai ishte një 27-vjeçar i pamartuar, ndërsa shton se ata u puthën pasi u ftuan në një suitë në hotelin me pesë yje Wynn në Sin City.

'Kam disa fotografi të bukura të tij. Këto fotografi nuk janë parë kurrë nga publiku. Unë kam foto para natës buzë pishinës dhe foto të Harry-t. Njerëzit do të tronditen prej tyre,"-u shpreh ajo për The Sun.

Kur u pyet se pse mund t’i zbulonte ato, ajo tha se ngurrimi i saj për t’i ndarë ato në të kaluarën ishte për “respekt”, por tha se tani nuk ka rëndësi. Modelja si duket është mërzitur për faktin se është përmendur në librin e Princ Harry-t. Në librin e tij, Harry përshkroi sesi grupi i tij kishte ftuar katër ose pesë gra që punonin në hotel për t’u bashkuar me ta, së bashku me dy gra që i kishin takuar në tavolinat e barit, përpara se të shkrepeshin fotot e zhveshura.

Sidoqoftë, OnlyFans ka zbuluar se çdo ndarje e imazheve në platformën e tyre do të kërkonte që Royale të merrte fillimisht pëlqimin e Dukës. /ZËRI

Poll

MOS HUMB