Qytetërim

E pazakontë në Brazil: Arrestohet portieri gjatë ndeshjes për trafik droge

Arrestimi u bë në një ndeshje në qytetin e Mutum, i cili është 380 km nga Belo Horizonte.

k.m.

E pazakontë në Brazil: Arrestohet portieri gjatë ndeshjes

BRAZIL- Ndodh edhe kjo! Në një ndeshje amatore në Brazil, një portier 24-vjeçar është arrestuar teksa mbronte portën e ekipit të tij. E gjitha ndodhi teksa, në qytetin Mutum, 380 km larg Belo Horizonte, ku edhe po zhvillohej ndeshja mes ekipit vendas dhe Durante për Copa do Café.

Papritur, siç raportojnë gazetat vendase, forcat e policisë hynë në fushë për të arrestuar portierin 24-vjeçar dhe për ta nxjerrë me pranga nga fusha. Por edhe pse i kanë nxjerrë pamjet e arrestimit të tij, nuk ia kanë bërë të ditur emrin. 


24-vjeçari mësohet se është një shpërndarës droge shumë i rrezikshëm, pjesë e një rrjeti vrasësish nga Vitoria. Vetëm pak javë para arrestimit ishte organizuar një atentat. Siç bëhet e ditur nga policia, personi në fjalë ishte tashmë i njohur për Policinë për krime të ndryshme./ZËRI

Poll

MOS HUMB