
ARGJENTINË- Më shumë se tre vjet pas ndarjes nga jeta të yllit argjentinas Diego Armando Maradona, Prokuroria ka kërkuar të hetojë shtëpinë në të cilën vdiq ish-futbollistit. Ndërkohë gjykata e ende nuk ka nisur me seancat në lidhje me zbardhjen e shkakut të vdekjes së Maradonës dhe pse tetë persona janë sot nën hetim. Vajzat e të ndjerit nga ana tjetër e drejtojnë gishtin e fajtorit nga mjekët e legjendës së futbollit dhe avokatët e tij, pasi sipas vajzave ata kanë pasur përfitime financiare nga vdekja e tij.
"Dalma dhe unë nuk do të ndalemi! Asnjëherë! Ata do të më vrasin që të hesht. Ju vazhdoni të veproni në media me pagesën e tyre. Kllounë, të cilët e vetmja gjë që i lënë të dukshëm janë mjetet që kanë për të zbuluar organizimin dhe fatkeqësinë që kanë bërë ”, shkruante njëra nga vajzat e Maradonës.
Tetë të akuzuarit për vdekjen e Diego Armando Maradonës, janë të lidhur me kujdesin shëndetësor që duhej të kishte marrë i ndjeri. Konkretisht neurokirurgu Leopoldo Luque, psikiatri Cosachov, psikologu Carlos Díaz, mjekja që koordinoi kujdesin në shtëpi të ish-futbollistit, Nancy Forlini, koordinatori i infermierëve, Mariano Perroni, infermierja Ricardo Omar Almirón, infermierja Dahiana Gisela Madrid dhe mjeku klinik Pedro Di Spagna.
Legjenda e futbollit botëror vdiq më 25 nëntor 2020./ZËRI