
Leo Messi
SHBA– Golat e ngjashëm me periudhën e Mesit te Barcelona përbëjnë lajm. Leo Messi dje, si kapiten i Inter Majemit luajti 90 minuta të plota kundër Atlanta Junajtidit dhe shënoi 1 gol të bukur duke ia kaluar topin përsipër trupit të portierit me elegancë e njëherësh shkathtësi. Gola të tillë kujtojnë epokën e artë të Barcelonës.
Inter Majemi fitoi tre pikë ndaj Atlantës dhe renditet e dyta në MLS. Mesi e ka nisur shkëlqyer këtë vit futbollistik, me 3 gola në Kupën e Kampioneve të Amerikës së Veriut dhe me 1 gol dhe 2 asiste në MLS. Në ndalesën e parë ai duket i mirëkarikuar për eliminatoret e Botërorit 2026 me Argjentinën e tij./ZËRI
Poll