Qytetërim

Nuk ka finale për Alkarazin: Drejpër dhe Rune do të luajnë me njeri-tjetrin

Kur dukej se Alkarazi ktheu gjithçka, me një 6-0 si kundërpërgjigje për 6-1 e lojës së parë, Drejpëri mori edhe një herë avantazhin e shërbimeve atipike dhe e shfrytëzoi maksimalisht duke e çorientuar spanjollin.

Redaksia Zëri
Nuk ka finale për Alkarazin: Drejpër dhe Rune do të luajnë
Drejpër dhe Alkaraz

KALIFORNI- Xhek Drejpër, 24-vjeçar, është duke bërë sezonin e tij më të mirë të karrierës dhe këtë e dëshmon finalja e tij e parë. Numri 12 i Botës dje mundi dy herë fituesin radhazi të këtij turneu, numrin 3 dhe pretendentin kryesor, Karlos Alkarazin. 6-1, 0-6, 6-4. Ndeshja ishte dramatike dhe në kufijtë e të pabesueshmes. Kur dukej se Alkarazi ktheu gjithçka, me një 6-0 si kundërpërgjigje për 6-1 e lojës së parë, Drejpëri mori edhe një herë avantazhin e shërbimeve atipike dhe e shfrytëzoi maksimalisht duke e çorientuar spanjollin.

Në gjysëmfinalen tjetër, në një takim që zgjati 1 orë e 39 minuta, numri 5 i Botës dhe dy herë finalist i këtij turneu, rusi Dani Medvedev, u dorëzua përpara talentit dhe përgatitjes psiko-fizike të danezit Holger Rune. Qëndresa e këtij të fundit ishte epike.

Finalja do të jetë mes Runes dhe Xhek Drejpërit, 21 dhe 24-vjeçarit dhe me sa duket, gjenerata e re e tenisit zë fill me këtë finale./ZËRI

Poll

MOS HUMB