
MILANO – Mbrojtësi i Kombëtares Shqiptare, Berat Gjimshiti, ka zhvilluar një ndeshje dinjitoze kundër Milanit, duke arritur të kualifikojë ekipin e tij në fazën e mëtejshme të Kupës së Italisë. Atalanta fitoi me rezultatin 2:1, duke përmbysur milanistët.
Paraqitja e Gjimshitit ishte mbresëlënëse, por kjo sekuencë në minutën e 47 është e veçantë. Gjimshiti ishte në sulm, duke tentuar që të shënojë për Atalantën, pasi skuadra nga Bergamo kishte një shans të mirë për gol.
Por, pas kësaj, Milani mori topin në zotërim dhe rrezikshëm doli në kundërsulm. Gjimshiti bëri 80 metra për vetëm 10 sekonda, duke shpëtuar skuadrën nga një gol thuajse i sigurt. Gjestin e Gjimshitit e përshëndeti edhe portieri i Atalantës./ZËRI/