Qytetërim

Një tradhti i dha fund gjithçkaje! Natalie Portman është divorcuar

Ky detaj, së bashku me deklaratat e saj në "Wall Street Journal", ku tha se tashmë jeton në Paris vetëm me dy fëmijët e saj, duket se konfirmojnë zërat se ajo është ndarë.

k.m.
Një tradhti i dha fund gjithçkaje! Natalie Portman është
Natalie Portman

SHBA- Pak ditë më parë Natalie Portman mori pjesë në ceremoninë e 14-të të çmimeve të Governors në 'The Ray Dolby Ballroom' në Los Angeles. Por ajo që tërhoqi më shumë vëmendjen nga pamja e saj ishte mungesa e unazës së martesës në gisht. Ky detaj, së bashku me deklaratat e saj në "Wall Street Journal", ku tha se tashmë jeton në Paris vetëm me dy fëmijët e saj, duket se konfirmojnë zërat se ajo është ndarë.

Një tradhti i dha fund gjithçkaje! Natalie Portman është
Unaza që mungon në gisht

Millepied dhe Natalie Portman u takuan në vitin 2009 në xhirimet e "Black Swan", film për të cilin Benjamin krijoi koreografinë. Të dy u martuan në vitin 2012 dhe nga dashuria e tyre sollën në jetë 2 fëmijë. Në verën e vitit 2023, revista franceze Voici publikoi një raport shpërthyes duke pretenduar se koreografi francez e kishte tradhtuar aktoren me një aktiviste 25-vjeçare, Camille Étienne.

Sipas një raporti të People, çifti u përpoq ta kapërcejë këtë aventurë, pasi edhe Benjamin Millepied pranoi se ishte diçka e rastësishme dhe e pakuptimtë.

"Benjamin bëri gjithçka që mundi për të bindur Natalie që ta falte atë dhe të mbante familjen e tyre të bashkuar,”- thoshte një burim pranë çiftit. Por duket se nuk ia ka dalë. Ata janë parë së bashku për herë të fundit shtatorin e kaluar./ZËRI

Poll

MOS HUMB