Qytetërim

‘Më kërkoi të urinoja mbi të’, akuzat e rënda të Demi Moore për ish-bashkëshortin

Ashton Kutcher tashmë është martuar me Mila Kunis. Mirëpo, gjatë martesës së tij të parë me Demi Moore, duket se sjellja e tij ka qenë jo pak problematike.

D.XH
‘Më kërkoi të urinoja mbi të’, akuzat e
Ashton Kutcher dhe Demi Moore

SHBA – Aktori amerikan Ashton Kuthcer është sot i martuar me aktoren Mila Kunis dhe konsiderohen si një nga çiftet më të qëndrueshme në Hollywood, por Kutcher nuk ka qenë gjithmonë një person me sjellje prej zotërie. Kutcher besohet se është sjellë në mënyra të ulëta në martesën e tij të parë me Demi Moore.

Kutcher ishte martuar me Moore për shumë kohë, edhe pse ai ishte 16 vite më i vogël se ajo. Por, e vërteta e lidhjes së tyre doli në dritë vetëm në vitin 2019, kur Demi Moore publikoi një kujtim për jetën e saj në “Inside Out”, ndër të tjera duke iu referuar dashurisë së saj me Ashton.

Doli që asgjë në raportin mes çiftit nuk ishte aq idilike sa mendonte publiku. Aktorja pranoi në kujtimet e saj se Kutcher e tradhtoi, por edhe se pranoi të bënte shumë gjëra që nuk donte, por se i bëri vetëm për të kënaqur ish-bashkëshortin. Përveç treshes, ajo zbuloi gjithashtu se Ashton i kërkoi asaj të urinonte mbi të. "Ishte kaq poshtëruese dhe e neveritshme, saqë jam ende e traumatizuar nga marrëdhënia jonë", tha Moore.

‘Më kërkoi të urinoja mbi të’, akuzat e
Ashton Kutcher dhe Mila Kunis

Në libër, Demi Moore pohon gjithashtu se Kutcher ndau publikisht fotot e saj intime qëllimisht, vetëm për ta vënë në siklet në publik. Ajo theksoi se kjo ishte mënyra e tij për t'u marrë me të, kur ajo pinte shumë. Kur ajo dehej, ai shpërndante një nga fotot e saj të turpshme.

"Ishte shumë konfuz. Më inkurajonte të pija, por nëse e teproja, më tregonte foto që ishin skandaloze. Më dukej si një shaka, por në fakt u turpërova”, tha ajo.

‘Më kërkoi të urinoja mbi të’, akuzat e
Kutcher dhe Demi Moore

Në vitin 2019, në publik doli një foto e të brendshmeve të Demi Moore. Fotoja me mbishkrimin “Shhh, mos i thuaj gruas”, shkaktoi më pas zemërimin e fansave të çiftit të njohur. Pas kujtimeve të Demi Moore, Kutcher nuk foli shumë për këtë në publik dhe nuk u përpoq të justifikohej. Mirëpo, tani ai vendosi të flasë për ndarjen me Moore për “Esquire”, por foli më së tepërmi për tema të përgjithshme.

‘Më kërkoi të urinoja mbi të’, akuzat e
Fotoja skandaloze
‘Më kërkoi të urinoja mbi të’, akuzat e
Kutcher dhe Demi Moore

"Kur ka një divorc, patjetër që gjërat nuk kanë shkuar mirë. Divorci është një dështim i madh, i mallkuar. Të dështosh një martesë është diçka e rëndë e kjo nuk ka diskutim", tha ai, duke kujtuar sesi kolegët e tij e përflisnin pas gjithë skandalit me Demi Moore. "Ata thanë se ishte poshtëruese dhe e turpshme ajo që kishte ndodhur mes meje dhe Demi Moore", tha Kucher. Tashmë Ashton Kutcher dhe Mila Kunis janë të martuar me njëri-tjetrin prej disa kohësh./ZËRI/

Poll

MOS HUMB