Qytetërim

Më e lumtur se kurrë! Dua Lipa konfirmon lidhjen e re me aktorin

Callum ka qenë më parë në lidhje me aktoren Vanessa Kirby, ndërsa Dua me regjisorin e njohur Romain Gavras, me të cilin u nda pas 8 muajsh lidhje

E.K
Më e lumtur se kurrë! Dua Lipa konfirmon lidhjen e re me aktorin
Dua Lipa dhe Callum Turner

BRITANI E MADHE- Këngëtarja e njohur me origjinë shqiptare, Dua Lipa, ka nisur një aventurë të re dashurie. Ajo ka konfirmuar zërat e ditëve të fundit, duke dalë publkisht me aktorin Callum Turner. Fotot e të dyve krah njëri tjetrit kishin nisur që të qarkullonin në mediat britanike. Ka qënë The Sun, ajo që ka publikuar fotot e çiftit, ku ylli shqiptar dukej mjaft e buzëqeshur teksa dilte nga një restorant ku kishin konsumuar një darkë bashkë me Turner dhe miqtë e tyre të përbashkët.

“Dua dhe Callum po shijojnë shoqërinë e njëri-tjetrit dhe po argëtohen shumë së bashku. Kur ajo përfundoi ceremoninë e ndarjes së çmimeve, ajo u nis për darkë me Callum dhe më pas shkoi me të në koncertin e tij të punës. Dua nuk mund të dukej më e lumtur tani dhe të gjithë rreth saj duan ta shohin atë”, ka thënë burime për “The Sun”.

Më e lumtur se kurrë! Dua Lipa konfirmon lidhjen e re me aktorin
Dua dhe i dashuri i saj i ri

Dyshimet për romancën mes tyre nisën kur çifti u kap duke kërcyer dhe puthur në një festë në Beverly Hills. Sipas TMZ, festa u organizua në kuadër të premierës së ardhshme të serialit “Masters of the Air”, në të cilin luan 33-vjeçari Turner.

Dyshimet i shtoi vetë Turnes, i cili në një prononcim për mediat, i pyetur se çfarë po ndodh mes tij dhe Dua-s, Callum preferoi të mos thoshte asgjë dhe të heshte, gjë e cila u konsiderua si një konfirmim.

Më e lumtur se kurrë! Dua Lipa konfirmon lidhjen e re me aktorin

Callum ka qenë më parë në lidhje me aktoren Vanessa Kirby, ndërsa Dua me regjisorin e njohur Romain Gavras, me të cilin u nda pas 8 muajsh lidhje./ZËRI

Poll

MOS HUMB