
TIRANË- Aktori i humorit Rezart Veleshja ka thumbuar hapur Ermal Mamqin për pagesat që ai ka për filmat e tij, të cilat i konsideron të ulëta.
I ftuar në podcastin “Albania Youtubers”, Zeleshja ironizoi Mamaqin, ku tha se ka pagesat më të larta dhe se ka frikë se i bie të ‘fikët’ nga shuma që do ti ofrojë për të marrë pjesë në film.
Më pas ai ka zbuluar se pagesa në filmin e Ermala Mamaqit është 200 euro dhe sipas tij për aktorët e mëdhenj, 250 euro.
Pyetje: Ke ndonjë plan në një film të Ermal Mamaqit, sepse duket se vetëm ai po bën filma?
Rezart Veleshja: Tek Ermali nuk shkoj, se Ermali ka pagesat shumë të larta, dhe më bie të fikët. Është 200 euro për film.
Pyetje: Pse aq është?
Rezart Veleshja: Po ja 250 kur është ndonjë aktor i madh.
Rezart Veleshja ka marrë pjesë në filmin e parë të Ermal Mamaqit “2 gisht mjaltë”, ku ka luajtur rolin e një faturinoje. Dyshja ka patur përplasje edhe në të shkuarën.
Në një video të publikuar në “Insta Story”, Veleshnja bënte llogaritë Ermalit për paratë që i kishte borxh.
“Më ke 8800 euro borxh, se 200 m’i dha; 9000 euro ishte roli im. Ermal, të falemenderoj!” shprehej asokohe Veleshnja.