Qytetërim

Mbretërorja e Kupës është Barcelona

Barcelona fitoi finalen e Kupës së Mbretit pas një superfinaleje dramatike ndaj Real Madridit.

Redaksia Zëri
Mbretërorja e Kupës është Barcelona
Barcelonë

BARCELONË- Reali i Madridit këtë vit është dukshëm një hap pas rivalëve historikë. Jo vetëm ndjekja në La Liga, dje u regjistrua një akt i dytë: finalja e drejtpërdrejtë e Kupës së Mbretit, të cilën e fitoi Barça. Barcelona fitoi finalen e Kupës së Mbretit pas një superfinaleje dramatike ndaj Real Madridit.

Ndeshja u luaj në "La Kartuja" të Seviljes. Barcelona triumfoi 3-2 ndaj Real Madridit pas kohëve shtesë, duke fituar Kupën për herën e 32-të në histori. Goli vendimtar erdhi në minutën e 116-të nga Kundeja, pas një gabimi të Modriçit. Mbrojtësi shkarkoi diagonalisht dhe pjerrtas të djathtën nga jashtë zone duke qenë i paarritshëm nga portieri i Realit.

Barcelona, udhëhoqi fillimisht 1-0 pastaj u gjend në disavantazh 1-2. Katalanasit arritën një përmbysje të jashtëzakonshme falë shpirtit luftarak të skuadrës së saj të re dhe frymës ekipore që ka.

Fliku, trajneri gjerman, vazhdon kështu rekordin e shkëlqyer të finaleve të fituara, ndërsa italiani Ançeloti zhytet në krizë. Gjermani regjistroi fitoren e 7-të në 7 finale të luajtura në dy përvojat e tij si trajner i Bajernit dhe Barcelonës, ndërsa për Karlo Ançelotin kjo ishte humbja e 13-të e një sezoni të vështirë.

Ançeloti mbrëmë humbi edhe El Clásico-n e tretë, pas disfatave 4-0 në La Liga dhe 5-2 në Superkupën e Spanjës. Barcelona tani i ka sytë nga tripleta sezonale, me përballjen ndaj Interit në gjysmëfinalen e Ligës së Kampioneve, që nis të mërkurën.

Finalja nuk ishte e gjitha qetësi dhe spektakël, pati edhe shumë tension, polemika dhe kartonë të kuq. Real Madridi u ankua për një karton të kuq të munguar ndaj De Jong dhe për disa vendime të VAR-it.  Në kohën shtesë, Rudigeri dhe Lukas Vaskezi u përjashtuan nga loja për sjellje të pahijshme. Mungesat dhe nervozizmi i kushtuan Realit jo pak, ndërsa Barcelona, me lojtarë të rinj si Lamin Jamal si protagonist, mori një fitore që ushqen ëndrrën për tripletë./ZËRI

Poll

MOS HUMB