Qytetërim

Mbappe padit PSG-në për 55 milionë euro të papaguara, klubi parizien rrezikon sanksione të rënda

Pasi nisi aventurën e tij të re te skuadra e Realit të Madridit, ylli francez kërkon dëmshpërblimin e majmë nga PSG

E.K
Mbappe padit PSG-në për 55 milionë euro të papaguara, klubi
Kylian Mbappe

FRANCË- Kylian Mbappe ka denoncuar PSG-në dhe klubi francez tani realisht rrezikon të jetë në telashe. “Martesa” mes kampionit francez dhe klubit parizian përfundoi keq, por tani që sulmuesi aktual flet spanjisht në Madrid, “leckat e shtëpisë” po fluturojnë nga dritaret.

Pasi pritën për javë të tëra, Mbappe dhe përfaqësuesit e tij ligjor morën masa duke kontaktuar UEFA-n dhe Federatën Franceze të Futbollit për t’iu raportuar pagesat e pa marra nga PSG-ja.

Këtë e raporton “Le Monde”, duke cituar edhe detajet e shifrave dhe sanksionet e mundshme për klubin parizien nëse zbulohen detyrimet ndaj Mbappe, i cili ankohet për mospagimin e 55 milionë eurove.

Një situatë e rëndë për PSG-në, e cila nëse shpallet fajtor pas hetimeve nga organet e futbollit, të vëna në lëvizje nga Mbappe, rrezikon sanksione të rënda si në Francë, ashtu edhe në nivel europian.

LFP mund të zgjedhë të bllokojë tregun e transferimeve të klubit, por në horizont mund të ketë edhe heqje të licencës së UEFA-s dhe për rrjedhojë përjashtim nga Liga e Kampionëve.

Poll

MOS HUMB