Qytetërim

Lacio nis skarcimet/ Njëri mes Hysajt dhe Pedros duhet larguar, futbollisti kuqezi shihet më i rrezikuar

Trajneri i Lazios është ai që ka zgjedhur, se kush është më i preferuari mes Pedros dhe Hysajt

E.K
Lacio nis skarcimet/ Njëri mes Hysajt dhe Pedros duhet larguar, futbollisti
elseid hysaj

ITALI- Lajme jo të mira nga Italia për futbollistin e kombëtares shqiptare Elseid Hysaj. Në ndeshjen e parë të Lazios ndaj Venezia, e vlefshme për kampionatin, të pranishëm në listën e trajnerit Marco Baroni ishin edhe Pedro e Hysaj, dy lojtarë që sipas “Corriere dello Sport” rrezikojnë të skarcohen në ditët në vijim.

Lëndimi i Mario Gila në fakt ka liruar një vend, por pasi mbrojtësi spanjoll të kthehet, dhe në çdo rast deri më 31 gusht, në listën e Serie A do të ketë vend vetëm për njërin nga dy lojtarët e përmendur më lart.

Pra, ekziston rreziku për t’i mbajtur ata jashtë skuadrës së parë, së paku deri në janar. Një eventualitet që klubi i Claudio Lotitos do të donte ta shmangte, duke marrë parasysh edhe shpenzimin e përgjithshëm prej rreth 10 milionë euro bruto, nëse llogariten të dyja pagat e lojtarëve në fjalë.

Nga sot dhe nesër, një samit transferimi do të mbahet në shtëpinë e Lazios, në të cilin do të bëhet një bilanc i operacioneve të fundit, duke përfshirë ato që lidhen me transferimet e mundshme të njërit prej të dyve.

Për momentin nuk po dalin zgjidhje për Hysajn, ndërsa trajneri Baroni është në parim kundër largimit të Pedros nisur nga thellësia dhe eksperienca e kampionit. Megjithatë, nëse nuk gjendet një zgjidhje, transferimet e tjera mund të vlerësohen me emrat e Isaksen, Mandas dhe Vecinos në krye të listës, sipas gazetës romake.

Poll

MOS HUMB