
SHBA- Aktori i ndjerë Matthew Perry mund të jetë gati për të marrë yllin e tij në Hollywood Walk of Fame. Për nder të aktorit, Dhoma e Tregtisë e Hollywood thuhet se po shqyrton një yll në Hollywood Walk of Fame në emrin e tij, sipas TMZ.
Ylli i tij mendohet të vendoset në të njëjtën anë me bashkëpunëtorët e tij të “Friends”, Courteney Cox dhe Jennifer Aniston. Vendimin përfundimtar, megjithatë, do ta marrë familja e “Chandler Bing".
Kujtojmë se Perry “ishte nominuar fillimisht për një yll në vitin 2013, por ceremonia nuk ishte planifikuar kurrë dhe çmimi skadoi në vitin 2018”. Në fund të fundit, gjithçka që mbetet është drita jeshile nga familja e Perry-t dhe, nëse kjo do të ndodhte, atëherë planet për një ceremoni do të viheshin në vend. Në familja e aktorit pranon, ceremonia do të përfshijë një listë të ftuarish prej 60 deri në 90 persona, por edhe një shumë sponsorizimi prej 75,000 dollarë, të cilat mund të mbulohen nga një studio, një anëtar i familjes ose miq.
Perry humbi jetën në 29 tetor, pasi u gjet pa ndjenja në vaskën e tij xhakuzi. Por ende nuk dihet saktësisht shkaku i vdekjes së tij. Dyshimet e para kanë lidhje me varësinë e tij ndaj ilaçve, që kishte nisur t'i konsumonte sërish së fundmi. Në vitin 2016, ai i tha BBC Radio 2 se nuk i kujtohej tre vjet filmime gjatë filmit Friends, për shkak të pijeve dhe drogës. Një tjetër version thotë se aktori pësoi arrest kardiak teksa ishte në xhakuzi dhe më pas u mbyt./Zëri.ai