Qytetërim

Lexoi 125 libra, 5-vjeçari shqiptar shpallet "Lexuesi i Vitit' në Itali

Djaloshi 5-vjeçar është shpallur "Lexuesi i Vitit” nga biblioteka Bartolomeo Della Fonte, Montemurlo, në provincën e Pratos. 

k.m
Lexoi 125 libra, 5-vjeçari shqiptar shpallet "Lexuesi i Vitit'
Mattia Mehdihoxha

ITALI- Italia është një vend i lexuesve të mëdhenj, por vëmendjen këtë herë e ka marrë një djalë 5 vjeç nga Shqipëria.

Mattia Mehdihoxha ndodhet në kryetitujt e lajmeve, pasi arriti të lexonte 125 libra brenda një viti, shkruan La Stampa në artikullin e saj. Djaloshi 5-vjeçar është shpallur "Lexuesi i Vitit” nga biblioteka Bartolomeo Della Fonte, Montemurlo, në provincën e Pratos. 

Mattia jeton në provincën e Pratos, në qytetin e vogël toskan. Librat i ka huazuar nga biblioteka Bartolomeo Della Fonte, ku paraqitej të paktën një herë në tre ditë ose edhe më shpesh. Ai ka treguar për La Stampa pasionin për tregimet dhe leximin.

Poll

MOS HUMB