Qytetërim

Stuhia “Ciaran” godet Shqipërinë, FSHF shtyn disa ndeshje të fundjavës

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit njoftoi se do të ketë sërish një ndryshim në kalendarin e ndeshjeve, për shkak të kushteve të rënduara atmosferike dhe reshjeve të dendura të shiut.

i.h.
Stuhia “Ciaran” godet Shqipërinë, FSHF shtyn disa ndeshje
Foto ilustruese

TIRANË- Moti i keq ka shtyrë sërish ndeshjet e Kategorisë së Parë dhe të Kategorisë së Dytë në Shqipëri të programuara në fundjavë. Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit njoftoi se do të ketë sërish një ndryshim në kalendarin e ndeshjeve, për shkak të kushteve të rënduara atmosferike dhe reshjeve të dendura të shiut.

Të gjitha takimet e caktuara për t’u zhvilluar të shtunën dhe të dielën, do të zhvendosen për t’u luajtur ditën e hënë duke nisur nga ora 13:30. Më 2 nëntor, institucioni shqiptar i futbollit njoftoi se për shkak të motit të keq, të gjitha ndeshjet që ishin programuar për t’u luajtur në orën14:00 në kampionatet “Abissnet Superiore”, Kategoria e Parë dhe Kategoria e Dytë, do të nisin 30 minuta më herët.

Stuhia ‘Ciaran’, e cila ka prekur disa vende të Europës, ka përfshirë ditën e sotme edhe vendin tonë duke krijuar vështirësi të madhe në qarkullimin e mjeteve. Rreshje të pazakonta shiu përfshinë kryeqytetin dhe kanë përmbytur disa rrugë në Tiranë. Situata është problematike dhe në akset rrugore ku autostrada Tiranë-Durrës është bllokuar nga trafiku, ndërsa rruga e Arbrit ishte thuajse e pakalueshme për dy orë për shkak të vërshimit të ujit dhe dherave. Në qytetin e Vlorës dhe Durrësit kushtet e përkeqësuar atmosferike sollën edhe pezullimin e lundrimit të mjeteve të vogla dhe anijeve të peshkimit. Kushtet meterologjike dhe lagështira e madhe në rrugë shtë bërë dhe shkak i aksidenteve ë vend ku dy persona kanë humbur jetën. Kushtet e motit sollën probleme edhe me energjinë elektrike në disa qytete./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB