
TIRANË- Është zbuluar deklarata e plotë e Heidi Bacit, e thënë për partnerin e saj me të cilin u njoh brenda Big Brother VIP, Romeo Veshaj. Në video, Heidi shfaqet e zhgënjyer për faktin që suita që i ishte dhënë për ta shfrytëzuar bashkë me Romeon, në fakt ishte kthyer në një sallë pritjeje për të gjithë banorët. Në një nga fjalitë, Heidi duket se përmend dhe dronin në të cilin shkruhej se Romeo është fals dhe maskilist.
“Unë e kisha mendjen me bë qef, me ndejt te ai ambjenti dhe ai ishte jashtë t`u pi cigare, t`u shfry nervat. Si të vjen ty me ndejt jashtë, kur kemi një super ambjent të ri, aty prisja të shifja vaskën bashkë me Romeon, por aty kisha Gracianon, Julin dhe Eglën, dhe ai i fut një të qeshme që është shenjë nervozizmi dhe ikën. Ata që e kanë çuar dronin, janë ata që mendojnë se Romeo po luan dhe më paralajmërojnë mua që të hap sytë. Dhe në mesazh thuhet që ai është maskilist dhe fallco, kjo i bie me i hedh poshtë të gjitha, por gjithsesi unë qëndrimin tim do mbaj,”- dëgjohet të thotë Heidi.