Qytetërim

Martohet Lana Del Rey!

Dufresne dhe Del Rey shkëmbyen betimet gjatë një ceremonie të vogël para familjes dhe miqve në Luiziana.

k.m.
Martohet Lana Del Rey!
Pamje nga martesa

SHBA- Lana Del Rey tashmë është martuar! Këngëtarja e njohur i ka dhënë fund beqarisë me Jeremy Dufresne, një specialist, i cili bën xhiro me varkë në ujërat e aligatorëve. Dyshja u bë e ditur se janë bashkë në fund të gushtit. Dufresne dhe Del Rey shkëmbyen betimet gjatë një ceremonie të vogël para familjes dhe miqve në Luiziana.

Martohet Lana Del Rey!
Pamje nga martesa

Del Rey u pa duke ecur me një fustan të bardhë me babanë e saj Robert Grant përpara dasmës. Ndërsa Dufresne kishte veshur një kostum të errët, jelek dhe këpucë lëkure ngjyrë kafe. Ceremonia u mbajt pranë Bayous des Allemends, ku Dufresne kryen turin e tij me varkë jashtë New Orleans.

Këngëtarja 39-vjeçare dhe Dufresne, të cilët thuhet se njihen prej vitesh (u shfaqën në një foto së bashku në Facebook në vitin 2019), fillimisht u përfol se ishin në lidhje pasi një video e TikTok që tregonte ata të kapur për dore u publikua këtë verë. Mes thashethemeve, Del Rey mohoi të ishte në një lidhje me Dufresne, por u fotografua sërish e kapur për dore me të në Nju Jork më 7 shtator, kur morën pjesë në dasmën e modeles Karen Elson.

Martohet Lana Del Rey!
Pamje nga martesa
Martohet Lana Del Rey!
Pamje nga martesa
Martohet Lana Del Rey!
Pamje nga martesa

Këngëtarja ishte e fejuar më parë me kolegun e tij muzikant Evan Winicker, sipas një raporti në Billboard nga marsi 2023. Megjithatë, martesa nuk u zhvillua kurrë, ndërsa Del Rey që deklaroi se ishte beqare gjatë një interviste me "Harper's Bazaar" në nëntor të të njëjtit vit./ZËRI

Poll

MOS HUMB