Qytetërim

Marrin "ok" nga fëmijët, Chris Martin i propozon Dakota Johnson pas 6 vitesh lidhje

Çifti thuhet gjithashtu se ka miratimin e dy fëmijëve të Martinit, si dhe të ish-bashkëshortes së tij Gwyneth Paltrow, e cila tetorin e kaluar tha se ishte shoqe e mirë me yllin e "Madam Web" dhe e përshkroi atë si një person të adhurueshëm. 

a.l
Marrin "ok" nga fëmijët, Chris Martin i propozon Dakota
Chris Martin dhe Dakota Johnson

SHBA- Pas gjashtë vitesh lidhje, këngëtari britanik Chris Martin i propozoi për martesë pak ditë më parë, aktores hollivudiane Dakota Johnson, shkruan The Mirror.

“Ata kanë qenë të çmendur pas njëri-tjetrit që nga dita e parë, kështu që hapi tjetër ishte i pashmangshëm. Ata po shijojnë zyrtarizimin e fejesës së tyre”, tha një burim i paidentifikuar për Mirror.

Çifti thuhet gjithashtu se ka miratimin e dy fëmijëve të Martinit, si dhe të ish-bashkëshortes së tij Gwyneth Paltrow, e cila tetorin e kaluar tha se ishte shoqe e mirë me yllin e "Madam Web" dhe e përshkroi atë si një person të adhurueshëm. 

Marrin "ok" nga fëmijët, Chris Martin i propozon Dakota
çifti

Çifti janë bashkë që nga viti 2017, por u ndanë për pak kohë në vitin 2019. Ylli i Coldplay ishte i martuar me Paltrow për 11 vjet përpara se të njoftonin divorcin e tyre në 2014. Johnson nuk ka qenë kurrë e martuar, por më parë kishte lidhje me Scientologun Jordan Masterson dhe Matthew Heath, raporton Page Six./ZËRI

Poll

MOS HUMB