Qytetërim

Marigona- shqiptarja nga Kosova, fenomeni më "hot" në Greqi

k.m.
Marigona- shqiptarja nga Kosova, fenomeni më "hot" në Greqi
Marigona

GREQI- Marigona, e reja nga Kosova është kthyer në një fenomen në Greqi. Media greke, "Protothema" i ka kushtuar një artikull qëndrimit të saj, mesa duket aspak të lehtë në vendin fqinjë. E reja me origjinë nga Kosova jetonte me familjen në Gjermani, kur vendosi që bashkë me partnerin të shpërnguleshin në Greqi. Partneri i saj merret me shitjen e orave 'luksoze', ndërsa shqiptarja i ishte dedikuar shkollës. 

Marigona- shqiptarja nga Kosova, fenomeni më "hot" në Greqi

Por kthimi në Greqi ka pasur vështirësitë e saj. Më 29 dhjetor 2023, ajo u arrestua  gjatë një kontrolli të rastësishëm policor, pasi nuk dispononte dokumentet e nevojshme për qëndrimin e saj në Greqi. Autoritetet vendosën ta ndalonin përkohësisht deri në përfundimin e procesit të dëbimit të saj. Por, për shkak të stërzgjatjes së kësaj çështjeje, ajo u urdhërua që të qëndronte dhe një muaj dhe më pas të largohej vullnetarisht nga vendi.

Marigona- shqiptarja nga Kosova, fenomeni më "hot" në Greqi

Marigona- shqiptarja nga Kosova, fenomeni më "hot" në Greqi

Por në vend që të largohej nga Greqia, Marigona zgjodhi të zhvillonte një betejë ligjore për të anuluar procedurat e saj të dëbimit. Ajo deklaroi se jeton në Greqi që nga viti 2018 dhe ka punuar herë pas here si kujdestare e fëmijëve dhe herë të tjera në shërbime katering. Madje ajo përmendi faktin se Kosova nuk ka autoritet konsullor në Greqi, gjë që e bën të vështirë legalizimin e qëndrimit të saj.

Marigona- shqiptarja nga Kosova, fenomeni më "hot" në Greqi

Gjatë gjyqit, 24-vjeçarja u përpoq të shpjegonte se nuk e imagjinonte jetën e saj larg Greqisë.

Marigona- shqiptarja nga Kosova, fenomeni më "hot" në Greqi

“Miqtë e mi janë këtu, puna ime, ëndrrat e mia. Nuk e di se si do të filloj nga e para,”-tha ajo. Por edhe sot e kësaj ditë ajo kërkon të drejtën që të qëndrojë në Greqi.

Marigona- shqiptarja nga Kosova, fenomeni më "hot" në Greqi

E reja u bë e njohur pasi u kap nga kamerat në stadium duke ndjekur ndeshjen e Olympiakos. Pamja e saj u bë virale në rrjet dhe të gjithë donin që të dinin se kush ishte bukuroshja që qëndronte në tribunë. Më pas, u zbulua se Marigona ka 7 vite në Greqi, ka studiuar për infermieri, nuk i mungon asnjë ndeshje e Olimpiakosit pasi lojtari i saj i preferuar është Sasha Vezenkov./ZËRI

Poll

MOS HUMB