
TIRANË- Kombëtarja jonë zhgënjeu sonte teksa humbi përballë Ukrainës! “Kuqezinjtë u mposhtën me rezultatin 1-2 në stadiumin “Air Albania”. Në vetëm 10 minuta lojë Ukraina “ndëshkoi” dy herë kuqezinjtë. Në minutën e 5-të Zichenko gjen portën shqiptare, ku shënon golin e parë, ndërsa në minutën e 10-të kombëtarja jonë ndëshkohet sërish nga Yaremchuk. Më pas Nedim Bajrami arriti të tundë rrjetën nga pika e bardhë e penalltisë.
Rezultati shkoi 1-2. Për shkak të humbjes, Shqipëria ra nga renditja në Grupin B1, të Nations League në Grupin C, tashmë pozicionohet në vendin e fundit me 7 pikë, po aq sa Gjeorgjia e vendit të 3-të, Ukraina ngjitet në vendin e fundit, ndërsa Çekia pas fitores 2-1 ndaj gjeorgjianëve siguron kalimin në Ligën A, si e para e grupit. /ZËRI