Qytetërim

Pas denoncimit të Jonida Maliqit, ish-bashkëshorti publikon faturat, këngëtarja: Nuk toleroj më këtë sjellje

Por, pas kësaj ka reaguar edhe këngëtarja, e cila përmes një postimi u shpreh se ajo nuk do të toleroj asnjë lloj sjellje

I.F
Pas denoncimit të Jonida Maliqit, ish-bashkëshorti publikon faturat,
Gent Prizreni dhe Jonida Maliqi

TIRANË- Ish-bashkëshorti i Joinida Maliqit, Gent Prizreni ka reaguar pas kallëzimit të saj se ai nuk paguan detyrimet financiare. Përmes një postimi, Gent Prizreni publikoi disa dokumente dhe fatura bankare që vërtetojnë se i ka derdhur shumat e caktuara nga gjykata në llogarinë e Jonidës, duke përgenjështruar padinë e saj. Sipas tij, ai ka prova konkrete që dëshmojnë se ka përmbushur detyrimet e tij financiare.

Por, pas kësaj ka reaguar edhe këngëtarja, e cila përmes një postimi u shpreh se ajo nuk do të toleroj asnjë lloj sjellje, ku dukej qartë që ishte një mesazh ndaj ish-bashkëshortit.

“Çfarë kam toleruar më parë, nuk do e toleroj sërish dhe jam e vendosur në këtë! Mbaj mend tetor 2022 deri në mars 2023,”- shkroi Maliqi.

Pas denoncimit të Jonida Maliqit, ish-bashkëshorti publikon faturat,

Këngëtarja Jonida Maliqi hodhi në gjyq ish-bashkëshortin e saj, Gent Prizrenin për shkak se nuk paguan pensionin ushqimor për djalin, i cili ka nevoja për përkujdesje të veçanta për shkak të gjendjes së tij shëndetësore. Maliqi u paraqit dje në Gjykatën e Tiranës, ku së bashku me avokatin e saj dorëzoi padinë.

Në kërkesën e saj, këngëtarja parashtron se ish-bashkëshorti nuk ka bërë pagesën prej 2 mijë eurove në muaj për 'pensionin' e të birit, ashtu siç kishin rënë dakord. 

Një tjetër pikë ku përplasen palët është edhe apartamenti ku jeton këngëtarja, bashkë me djalin, Danin. Këngtarja pretendon se apartamenti është “banesë bashkëshortore”, por biznesmeni nuk e ka respektuar marrëveshjen për të blerë një apartament të ri për të, por as për të birin. Në kërkesëpadi theksohet se kur ka ndodhur divorci ish-bashkëshorti ishte pronar ose bashkëpronar i shumë pasurive, sidomos të paluajtshme të ndodhura në shumë lokalitete të Shqipërisë, që mund të vlerësoheshin në masën 3-4 milionë euro.

Historia 17-vjeçare e dashurisë mes çiftit mori fund 8 vite më parë. Divorci mes tyre kishte kohë që përflitej, por u zyrtarizua në qershor të vitit 2017. /ZËRI

Poll

MOS HUMB