
KOSOVË- Dj Dagz dhe Luiz Ejlli prej kohësh kanë ndërprerë komunikimet me me njeri-tjetrin dhe së fundmi është zbuluar edhe shkaku i prishjes së marrëdhënies mes tyre.
Përmes një interviste mbrëmjen e kaluar, Dj Dagz ka folur rreth marrdhënies së tij me fituesin e ‘BBV2’ Luiz Ejlli. I ftuar në emisionin “Canape.t7”, Dagz është shprehur se i ka inat njerëzit që bullizojnë dhe për këtë arsye ai është larguar nga Luizi. Ky i fundit është “tallur” me shtatzëninë e Einxhel, dhe siç duket Dagz nuk e ka pritur fare mirë.
“Nëse ndonjëherë në jetë kam komentuar ka qenë për çështje kombëtare dhe jo të komentoj për gra shtatzënë. Ajo çfarë do të kisha bërë është me i uru Kiarës shtatzëninë më të lehtë në botë!” – u shpreh ai.