
ITALI- Roma po kërkon të ndërtojë një ekip të ri dhe Mourinho ka zgjedhur një tjetër shqiptar. Mediat italiane raportojnë se Mourinho ka shfaqur interesim për sulmuesin anësor Kevin Zefi.
18-vjeçari ishte në pronësinë e Inter aty ku shkëlqeu në sektorin e të rinjve zikaltër duke u shndërruar në një prej golashënuesve kryesorë të Inter U18.
Te Roma, Zefi do të ketë mundësinë për t’u stërvitur me skuadrën e parë dhe në sytë e Mourinhos, në pritje të shansit të artë për të debutuar në elitën italiane, Serie A. Skuadra e Romës ka patur disa probleme dhe në rast se ia del të bindë në stërvitje, atëherë Zefi mund të ketë shansin për një rol prej protagonisti në pjesën e dytë të sezonit. /ZËRI