Qytetërim

Pas Arbanës, Eduart Grishaj kunja për 'BBV3': Jua bëmë autostradë, suksese

Regjisor i edicionit të tretë do të jetë Ergys Lubonja.

f.t
Pas Arbanës, Eduart Grishaj kunja për 'BBV3': Jua
Eduart Grishaj

TIRANË- Sot startin edicioni i tretë i formatit “Big Brother VIP Albania” dhe pas reagimit të moderatores Arbana Osman, disa fjalë për stafin e ri i ka edhe Eduart Grishaj, i cili në sezonin e kaluar ishte regjisor i spektaklit.

Grishaj nuk mund të linte pa hedhur kunja në drejtim të "Big Brother VIP 3".

“Shumë suksese stafit të ri dhe të vjetër të Big Brother Albania. Uroj ta vazhdoni rrugën ne autostradën që krijuam në vitet e kaluara. Kurse bashkë takohemi me projekte të reja këtë vit. Mirupafshim Yjee”,"- ka shkruar Grishaj bashkangjitur një foto të tij brenda shtëpisë së Big Brother në edicionin e kaluar.

Pas Arbanës, Eduart Grishaj kunja për 'BBV3': Jua
EDUART GRISHAJ

Kujtojmë se pak ditë më parë u zbulua se Eduart Grishaj,  njëkohësisht edhe partneri i Arbanës nuk do të jetë regjisori i këtij edicioni. Në vendin e tij do të jetë Ergys Lubonja i cili ka ndarë disa detaje teknike rreth emisionit./ZËRI

Poll

MOS HUMB