
TURQI- Luiza Gega ka arritur suksesin e radhës në Stamboll, atje ku mbahet Kampionati Ballkanik i Sallave të Mbyllura. Atletja shqiptare garoi në 1500 metra dhe 3000 metra, duke marrë vendin e parë. Në garën me 1500 m, Gega mbërriti e para në finish me kohën 4 minuta, 15 sekonda e 84 të qindtat, mbi dy sekonda më shpejt sesa ndjekësja më e afërt, Subatan Burgu e Turqisë.
Në garën e dytë me 3000 m, Gega mbërriti e para në finish me kohën 9 minuta, 7 sekonda e 3 të qindtat, më shumë se 5 sekonda më shpejt se ndjekësja e saj, Pelinsu Shahin.
Në Turqi, skuadra kuqezi përfaqësohet nga nëntë sportistë. Franko Burraj garoi në 400 metra. Përveç Gegës, në garat e tjera të zhvilluara në Stamboll, Franko Burraj ka marrë medaljen e bronztë në garën e 400 m, teksa me kohën 46 sekonda e 89 të qindat. Në të gjithë karrierën e saj, Luiza Gega ka fituar tashmë 10 medalje të arta në Kampionatet Ballkanike të Sallave të Mbyllura, duke e bërë atë më të suksesshmen në histori në këtë veprimtari rajonale./ZËRI