
TIRANË- Po u tha në rrjet, aty do mbetet përgjithmonë! Konkurentja e "Big Brother VIP 3", moderatorja Sara Gjordeni është vënë në qendër të vëmëndjes në këtë edicion për shkak të lidhjes me këngëtarin Bardhi. Ndaj edhe rrjeti ka gërrmuar për të gjetur një intervistë të saj në të shkuarën. Në një intervistë, ajo ku thotë se nuk i ka pëlqyer Ledion Liço kur ka prezantuar Big Brother.
“Nuk më ka pëlqyer fare Ledion Liço kur ka prezantuar ‘Big Brother’. E tmerrshme! Ledion mos më sulmo të lutem të kam shumë xhan,”- ka thënë ajo. Pra në atë kohë, Sara mendonte se Ledion Liço nuk është i aftë të prezantojë formatin e njohur të ‘Big Brother’. Por këtë vit, është në të njëjtin format që drejtohet prej tij.
Po tani, a i pëlqen Ledioni?/ZËRI