Qytetërim

RRËFIMI I PLOTË- Sara flet për marrëdhënien e lënë pezull me boksierin

Sara ka rrëfyer se lidhjen e kishte lënë pezull para se të hynte në shtëpinë e "Big Brother" dhe se ende nuk i kishte sqaruar situatat me të.

k.m.
RRËFIMI I PLOTË- Sara flet për marrëdhënien e
Sara Gjordeni dhe Jurgen Uldedaj

TIRANË- Moderatorja Sara Gjordeni ka folur për ishin e saj. Në një bisedë me Erjola Doçin, ajo zbuloi historinë e saj të dashurisë me boksierin Jurgen Uldedaj. Gjatë një bisede me Erjolën në oborr, Sara ka rrëfyer se lidhjen e kishte lënë pezull para se të hynte në shtëpinë e "Big Brother" dhe se ende nuk i kishte sqaruar situatat me të. Po ashtu, ka kujtuar se boksieri sot ka një ndeshje

"Nuk ka humbur asnjëherë, humbi një ndeshje kur ne kishim probleme bashkë, por dua të fitojë sot. Jam pak si në siklet, sepse thjesht dua që ta fitojë. Kam muaj që e di këtë datën. Çdo ditë që paraprinte, më shumë po bija emocionalisht. S’e di a e ke parë që këto ditë mbaj një kryq në dorë, ma ka dhuruar ai kur u pagëzova në verë dhe është diçka formale fetare. Kur u futa këtu më tha “do bëj abonim të të ndjek” dhe kam frikë se ndjehet keq e mos humb,"-tha Sara.

Ndërsa më tej ka rrëfyer më shumë për karakterin e tij.

"E di që s’do të vinte këtu. Është shumë karakter dominant, alpha, i fortë. Kurrë s’do ta vinte veten në këtë situatë. Por kam nevojë të dëgjoj fjalën e tij, por kurrsesi nuk i ngatërroj të dyja gjërat (Bardhin dhe Jurgenin). Kam arritur ta njoh si njeri, ta dua si njeri. Kam ndarë bukën me të, kam fjetur me të. Halle, gëzime, çdo gjë bashkë i kemi kaluar. E mbaj shumë lart në mendimet e mia. Nuk e urrej apo përçmoj. Ngaqë e kam aty lart atë, kam edhe familjen e tij. Vetëm paqartësia më vret, sepse ai i shikon të gjitha, ndërsa unë nuk shoh asgjë. Nga njëra anë ndjehem keq, nga ana tjetër jo, sepse po mendoj për lumturinë timë. Bardhi e di sepse e kam folur për të dhe e respekton të kaluarën time, e di situatën që kam lënë jashtë,"-tregoi ajo./ZËRI

Poll

MOS HUMB