
TIRANË- Pak orë nga nisja e edicionit të tretë të 'Big Brother VIP' Lori Hoxha duket se ka një mesazh për moderatoren Arbana Osmanin, e cila paraditen e sotme ka falenderuar Top Channel si dhe i ka uruar suksese, Ledion Liços, i cili këtë vit dhe mori stafetën për drejtimin e BBVA.
Pas moderatores, Lori nuk ka vonuar ti përgjigjet duke shprehur mirënjohje për angazhimin profesional dhe rrugëtimin e Arbana Osmanit.
"Unë e nisa karrirën time në televizion duke kuruar veshjet e Arbanës për Big Brother dhe sot jam krenare të them që të dyja s'ja kemi nevojën 'njëra-tjetrës' e megjithatë zgjedhim që vendimet t'i marrim bashkë, për veshjet por edhe më shumë. Jam unë mirënjohëse për rrugëtimin tonë dhe për ardhmen që në çdo rast do na gjejë bashkë,"-shkruan Lori.

Lesion Liço do të jetë prezantuesi i 'Big Brother VIP 3'. Moderatorja Arbana Osmani thuhet se ka ndërprerë ‘negociatat’, për shkak të një ‘ngërçi’ me administratorët e televizionit, që mendohet se ka lidhje me kompesimin financiar./ZËRI