Qytetërim

Loredana e bëri lëmsh rrjetin/ A është bërë nënë për herë të dytë?

Edhe këtë herë Loredana ka ditur që të tërheqë vëmendjen e ndjekësve të saj! Nënë për herë të dytë? Kur? Si? Me kë?

E.K
Loredana e bëri lëmsh rrjetin/ A është bërë
Foto e postuar nga vete Loredana

ZVICËR- Reperja e njohur Loredana Zefi ka ditur gjithmonë që të jetë në qendër të vëmendjes së mediave por edhe ndjekësve të saj, por postimet e saj të fundit kanë shkaktuar një furtunë reagimesh dhe pikëpytjesh në rrjetet sociale, pasi ajo krejt papritur ka lënë të kuptohet se është bërë nënë për herë të dytë.

Më 14 shtator, Loredana u shfaq me të bijën, Hanën, dhe një bebe në një event të markës gjermane Joop, me të cilën ka bashkëpunuar së fundmi për një koleksion.

“Kjo është jeta që zgjodha,” shkruan Loredana në postim, që menjëherë pasoi me pyetjet e ndjekësve se i kujt ishte fëmija i dytë, ndërsa shtonin se ai ngjante me Mozzik dhe Hanën, vajzën më të rritur të çiftit që ka pasur ulje ngritje në marrëdhënien mes tyre.

“Që kur ka dy fëmijë? Humba diçka?” pyet i habitur dikush. “Fëmija i kujt është?” lexohet në një koment të radhës. “Ajo ishte shtatzënë. 1 vit e gjysmë më parë dhe ka postuar një bebe në Instagram Story. Është fëmija i Mozzik,” thotë një tjetër.

Sidoqoftë, duhet theksuar se këto janë thjesht aludime, megjithatë, ka vend për dyshim duke marrë në konsideratë postimet e mëparshme dhe disa të fundit që reperja ka bërë. 

Në mars 2021, reperja – asokohe në një lidhje me Mozzik – postoi foton e një palë këpucëve të vogla ku shkruante: “Kam nevojë për një bebe tjetër.”

Në vazhdim, publikoi emoji-n e një familjeje me dy fëmijë, një djalë dhe një vajzë.

Në maj 2021, publikoi sërish të njëjtin emoji si mbishkrim në një foto ku shfaqej me një bebe të porsalindur. Asokohe, u aludua se Loredana dhe Mozzik u bënë prindër, por më vonë u tha se fotoja ishte shkëputur nga një videoklip i ardhshëm. Për shkak se u ndanë, thuhet se videoklipi nuk u publikua kurrë.

Të njëjtën foto publikoi edhe Mozzik.

Në tetor 2021, Loredana ngacmon sërish me dëshirën për një bebe tjetër. “2?” shkroi ajo në një foto ku dukej një atlete për bebe.

Shtator 2023: Loredana shfaqet me Hanën dhe bebushin misterioz në Instagram.

Loredana e bëri lëmsh rrjetin/ A është bërëLoredana e bëri lëmsh rrjetin/ A është bërëLoredana e bëri lëmsh rrjetin/ A është bërëLoredana e bëri lëmsh rrjetin/ A është bërë

Madje fotot e këtij të fundit janë vendosur në albumin “kids” (fëmijët) të Loredanës në Highlights në Instagram.

 

Poll

MOS HUMB