Qytetërim

Barcelona akord për Cancelo në Man.City

Kampionët në fuqi të La Liga-s janë dakordësuar me klubin anglez për të ulur çmimin e mbrojtësit të krahut dhe për ta perfunduar akordin në verën e vitit 2024 raproton “El Chiringuito”.

k.m.
Barcelona akord për Cancelo në Man.City
Joao Canselo

SPANJË- Barcelona e shikon Joao Canselo si pjesë të rëndësishme të projektit te saj. Portugezi ka bindur me paraqitjet e tij te blagranat. Klubi katalanas ka arritur akord verbal me Mançester Sitin për ta blerë perfundimisht atë.

Kampionët në fuqi të La Liga-s janë dakordësuar me klubin anglez për të ulur çmimin e mbrojtësit të krahut dhe për ta perfunduar akordin në verën e vitit 2024 raproton “El Chiringuito”.

“Cityzens” kërkojnë 35 milionë euro për kartonin e futbollistit të tyre. Por katalanasit do të duhet që të shesin një nga lojtarët e tyre që të respektojnë rregullat e Fair Playt Financiar. Ekziston mundesia qe nëse 29 vjeçari vazhdon me paraqitjet e mira në fushë, City të mund të rrisë çmimin e kartonit.

Kur ai u huazua te Bajern Mynihu në janar të 2023, anglezet e vlerësuan rreth 70 mln euro. Cancelo nuk është më pjesë e planeve të Pep Guardiolës. Pas huazimit te bavarezët në gjysmën e sezonit të shkuar, në verë portugezi u transferua te blaugranat./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB