
ITALI- Te Napoli ka plasur "bomba" Osimhen. Midis paleve, situata është mjaft e tensionuar. Një video që vë në lojë nigerianin në TIK TOK e ka acaruar së tepërmi atë, ndërsa çështja mund të përfundojë në gjykatë. Edhe pse videoja u hoq, agjenti i nigerianit, Roberto Calenda reagoi mjaft i acaruar.
Ai tha se po mendon që të ndërmarrë veprime ligjore kundër klubit pasi videoja me përmbajtje tallëse i ka shkaktuar "dëm shumë serioz lojtarit". Golashënuesi më i mirë i sezonit të shkuar me 26 gola u vu në lojë për penalltinë e humbur në ndeshjen e fundit të kampionatit kundër Bolonjës.
Nigeriani ndihet teper i ofenduar dhe ka hequr pothuajse të gjitha fotot me fanellën e Napolit nga Instagrami i tij dhe ndaloi së ndjekuri profilin e klubit. Futbollisti po kalon një moment të vështirë ndërsa debate ka pasur edhe me trajnerin Rudi Garcia pas zëvendësimit në ndeshjen e javes se fundit.
Kontrata e Osimhen përfundon në verën e 2025.
Ai po negocionte me “të kaltrit” për të rinovuar por ngjarja e fundti e ka tensionuar situatën e në merkaton e radhës në janar nuk do te perbeje cudi largimi i futbollsitit, nëse nuk ka paqe mes palëve. Përveç kësaj, gjendja në klub është e trazuar pas akuzave per falsifikim te bilanceve./Zëri.ai