Qytetërim

Lojërat Olimpike 2024, Shqipëria merr medaljen e dytë të bronzit me mundësin, Islam Dudaev

Pikën e fitores e mori vetëm në sekonadat e fundit të ndeshjes duke iu bashkuar Chermen Valiev në podium.

k.m.
Lojërat Olimpike 2024, Shqipëria merr medaljen e dytë të
Islam Dudaev

PARIS- Shqipëria merr medaljen e dytë në Lojërat Olimpike në Paris. Ky është "bronzi" i dytë që merret nga mundësi Islam Dudaev. Ky i fundit fitoi ndeshjen me hungarezin Ismal Musukaev, duke fituar me rezultatin 13-12. Pikën e fitores e mori vetëm në sekonadat e fundit të ndeshjes duke iu bashkuar Chermen Valiev në podium.

Më herët, mundësi amerikan Retherford u tërhoq nga gara pasi nuk arriti peshën ideale për t'u përballur me Dudaevin. Kjo i dha mundësinë mundësit shqiptar të kualifikohet automatikisht në finalen për medaljen e bronztë.

Pas fitores së Dudaev, edhe sot ka pasur urime nga politika, duke nisur nga kryeministri Edi Rama, tek presidenti dhe të tjerë. 

REAGIMET: 

Edi Rama: Ja edhe medalja e dytë olimpike në historinë tonë. Kush di të gëzohet le të gëzohet me shumicën dërrmuese të shqiptarëve. Kujt nuk di të gëzohet le t’ia njohim meritën e hudhrës që ia mban larg shqipërisë syrin e keq.

Bajram Begaj: Islam Dudaev i dhuron shqipërisë medaljen e dytë olimpike me një ndeshje fantastike. Faleminderit kampion!

Erion Veliaj: edhe Islam Dudaev i bronztë! Prapë medalje historike për sport klub Tiranën dhe Shqipërinë në lojërat olimpike paris 2024! Fantastikeeee! Forcaaaa!

Të shtunën ishte mundësi tjetër Chermen Valiev, që shkroi historinë në Paris 2024. Ai i dhuroi Shqipërisë medaljen e parë në historinë e Lojërave Olimpike. Ai mposhti me rezultatin 6–2 në finalen për medaljen e bronztë Viktor Rassadin nga Taxhikistani në stilin e lirë në mundje në peshën deri në 74 kg./ZËRI

Poll

MOS HUMB